Maqedoni

Vazhdon debati për Propozim ligjin për regjistrim

Në Kuvend sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për Propozim ligjin për regjistrim. Deputetët dhe dhe pardje i caktuan qëndrimet e kundërta kryesisht rreth asaj nëse vendit pikërisht këtë vit i nevojitet regjistrim dhe sa procesi do të jetë me të vërtetë statistikor, e jo politik.

Sipas VMRO-DPMNE-së, regjistrimi është një marrëveshje politike dhe pazarllëk midis LSDM-së dhe BDI-së për mbijetesën e koalicionit dhe për kënaqjen e kërkesave brenda partiake, me rezultat të paracaktuar, si dhe një mjet për inxhinierinë demografike dhe etnike, dhe rezultatet do të merren prej tij, jo të jenë të rëndësishme, dhe as nuk do të pasqyrojnë situatën reale në vend. Propozim ligji, sipas partisë opozitare, është me një numër  të madh mospërputhjesh, në të nuk përfshihen rregulloret dhe standardet e BE-së dhe Eurostatit, për çka duhet duhet të tërhiqet dhe të hapet një debat i gjerë publik në mënyrë që të arrihet një konsensus shoqëror.

“Ligji parasheh regjistrimin e qytetarëve, jo të popullsisë rezidente, nuk i përmban metodologjinë dhe bazat e të dhënave krahasuese dhe lejon sigurimin e të dhënave vetëm duke shënuar me gojë numrin e identitetit”, janë vërejtjet kryesore të VMRO-DPMNE-së.

Për LSDM-në, Propozim ligji që duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar është transparent dhe objektiv, ndërsa sjellja e tij është thelbësore. Regjistrimin do të kryejë Enti shtetëror për statistikave (ESHS) dhe do të mundësojë të dhëna përkatëse në bazë të të cilave do të krijohen politika zhvillimore, afatgjate dhe strategji.

Sipas ligjit, regjistrimi duhet të zbatohet nga 1 deri më 22 prill të këtij viti dhe me të do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit.

Nga ESHS paralajmërojnë se regjistrimi do të kryhet në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostatit. është planifikuar që procedura të përfundojë për gjashtë muaj dhe të kushtojë gjithsej 8.5 milion euro.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend është kryer në vitin 2002 dhe regjistrimi i paralajmëruar në vitin 2011 nuk është realizua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button