Sport

Vazhdon “lufta” Lukaku-Ibra

Akuza dhe kundërakuza, goditje dhe thumbime. Pas një jave “të nxehtë”, as vendimi me dorë të lehtë i Gjykatësit Sportiv nuk shërbeu për të shuar polemikat e përplasjes Lukaku-Ibrahimovic.

Asnjë nga dy “yjet” nuk u skualifikua për një kohë të gjatë, megjithatë derbi i Kupës së Italisë vijon të prodhojë polemika. Paolo Maldini, drejtori sportiv i “Djallit”, para sfidës me Bolognan u shpreh:

“Jemi gati të mbrojmë Ibrahimovicin në çdo mënyrë të mundshme, nëse del çështja e racizmit. Një temë që nuk ka asnjë lidhje me të. Zlatani mbrojti shokët e tij të skuadrës, të cilët u sulmuan nga Lukaku pa ndonjë arsye”.

Përgjigja e Beppe Marottas erdhi disa minuta para ndeshjes kundër Beneventos në “San Siro”.

“Nuk ishte një reklamë pozitive për botën e futbollit, por ne, drejtuesit duhet t’i edukojmë anëtarët tanë për të shmangur këtë sjellje. Duke njohur Lukakun, mund të them se ai nuk është agresiv.”

“Big Rom” shënoi dy herë, ndërsa Ibra humbi një penallti në Bolonjë. Sulmuesi belg gjithsesi, nuk mund ta harrojë kollaj historinë e keqe të pesë ditëve më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button