Sport

Vedat Muriqi ka një paralajmërim për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

Kosova e ka nisur në mënyrën fantastike vitin 2021. 

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” luajtën ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore.

Ndeshja u përmbyll me spektakël nga djelmoshat e Përfaqësueses, të cilët fituan 4-0.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i cili sonte shënoi gol, pas fitores thotë se “festa mbaron tani”.

“Vitin e kaluar nuk kishim rezultate të mira dhe kjo ishte e rëndësishme të fitonim, me këtë fitore do të bëhet më mirë”, ka deklaruar Muriqi.

Tani festa mbaron, kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme, kemi filluar mirë dhe duhet të mbarojmë mirë”, tregoi ai.

“Kemi Spanjën dhe Suedinë dhe nuk shkojmë atje të dorëzohemi”, shtoi Vedat Muriqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button