KosovëLajme

VËLLAU I DONJETA PAJAZITAJT PAS ARRESTIMIT TË KRYEPLAKUT: “U MUNDUA EDHE PËR SË VDEKURI TA NJOLLOS”

Vëllau i të ndjerës, Donjeta Pajazitaj, Shkëlqim Pajazitaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeplakut të fshatit Strellc, Haki Pajazitaj, lidhur me rastin e vrasjes së motrës së tij, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shkëlqimi ka thënë se Haki Pajazitaj është munduar edhe për së vdekuri të njollos dhe poshtërojë moralin e Donjetës.

“Dhimbja me e madhe per ne ishte se si paskimi qene aq familje e verber e nuk e paskimi kuptuar tradhetinë e juaj, gjithashtu ishit ju Haki Pajazitaj se perderisa ishim ne me banim ne Peje ti ishe aj qe dergojshe imamin e fshatit Besim Halilaj dhe Ali Kamaj, qe ne te pajtoheshimi me familjen e vrasesit, por ne u rikthyem ne shtepinë tone ne fsh.Strellc ne momentin kur kuptuam, kush ishte aj qe i bente keto lloj poshtersirash”, ka shkruar ai.

“Pyetja e vetme qe nuk po mund ti gjejm pergjigjje eshte se perse veprove keshtu ku ne ishim ata e ta leshuam ket punë krejt ne dorë nga momenti qe u zhduk Donjeta, apo thjesht deshiroje ti beje shok vetit ”, shton ai. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button