Kuriozitete

Vendet që nuk e kanë njohur COVID-19

Disa vende në botë nuk e kanë njohur kurrë koronavirusin. Kjo u zbulua nga një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e hartuar një vit pas fillimit të pandemisë që infektoi mbi 100 milion njerëz dhe vrau 2.3 milionë.

Nga Samoa Amerikane në Shën Helena, këto parajsa ‘pa COVID’ janë ishuj që kanë zbatuar politika shumë të rrepta hyrëse që nga fillimi, duke u mbyllur me botën e jashtme.

Sa i përket Koresë së Veriut dhe Turkmenistanit, komuniteti shkencor është skeptik, pasi dyshojnë në saktësinë e të dhënave të tyre shëndetësore dhe gatishmërinë për t’i bërë ato publike.

I përbërë nga 15 ishuj të vegjël në Paqësorin Jugor më shumë se 3,000 kilometra nga Zelanda e Re, Ishujt Cook arritën të shpëtonin veten nga koronavirusi duke vendosur karantinë të detyrueshme për të gjithë udhëtarët.

Rregulla të rrepta ka ndjekur edhe Samoa Amerikane në Paqësorin Jugor, i cili një vit më parë mbylli kufijtë edhe për banorët që ishin jashtë vendit.

Narau, vendi i tretë më i vogël në botë pranë Kiribatit, gjithashtu i shpëtoi Covid, transmeton vizionplus.

Palau, i përbërë nga 300 ishuj, përveç se nuk ka regjistruar ndonjë rast të koronavirusit, ai mund të jetë një nga vendet e para në botë që vaksinon gjithë popullatën e saj.

Në Shën Helenën, të gjithë ata që mbërrijnë dhe largohen nga ishulli bëjnë tamponin.

Të favorizuar sigurisht nga pozicioni i tyre gjeografik, nga Tonga në Tuvalu, këto territore arritën t’i shpëtonin pandemisë vetëm në këtë mënyrë: duke mbyllur portet dhe aeroportet, si dhe karantinimi i detyrueshëm.

Sakaq, situata në Korenë e Veriut dhe Turkmenistan shfaqet e ndryshme. Kim Jong Un ka vendosur kufizime shumë të rrepta për popullsinë që kanë ndikuar më tej edhe në një situatë ekonomike tashmë në kushte kritike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button