Sport

Vendimi i francezëve e shqetëson shumë Kosovën para ndeshjeve me Suedinë e Spanjën

Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina mund të mungojnë në sfidat kundër Suedisë dhe Spanjës.

Ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë vendos unanimisht mos me i lënë të lirë lojtarët e vet që luajnë për kombëtaret e tyre jashtë zonës së BE-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Është një lajm shumë shqetësues për ne sepse në Francë i kemi tre lojtarë të rëndësishëm, Zenelin, Berishën e Celinën. Të shohim deri nesër se çka do të ndodh më saktësisht, por FIFA e pati marr një vendim më moti shkaku i pandemisë te cilin tani po mendojnë ta shfrytëzojnë klubet franceze të cilët janë mbledhur bashkërisht si ligë që të mos i lejojnë lojtarët e tyre”, deklaroi për Gazetën Express drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Mbetet të shihet nëse ata do t’i bashkohen Kosovës në Spanjë edhe nëse u pamundësohet ardhja në Prishtinë për sfidën me Suedinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button