Showbiz

VIDEO/ Arian Konomi përlotet, teksa flet për lidhjen e Teas dhe Beartit

Publikimi i lidhjes së Teas me Beartin bëri një zhurmë të madhe në media. Së fundmi, ka reaguar edhe opinionisti i emisionit, Arian Konomi.

Opinionisti i “Përputhen” ka publikuar një video në profilin e tij në instagram, ku ka rrëfyer se nuk qënë aspak në dijeni të asaj ç’ka po ndodhte, jashtë kamerave.

Arian Konomi është dukshëm i tronditur dhe i prekur nga gjithë kjo histori, aq sa është përlotur gjatë deklaratës së tij.

“Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më mininal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, është shprehur Konomi.

https://video.syri.net/embed/tgXygQUyONaZ3Eo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button