Showbiz

Video erotike e shpërndarë në internet, Wanda Nara fiton gjyqin me Google dhe Yahoo

Gruaja dhe menaxherja e futbollistit Mauro Icardi, ka fituar gjyqin me Google dhe Yahoo mbi një video seksi që qarkulloi në internet.

Pretendohej se video i atribuohej Wandas sikur ishte protagoniste.

Triumfin e saj përmes dy gjigantëve të teknologjisë, Wanda e ndau me 7.4 milionë fansat e saj në Instagram.

Google dhe Yahoo duhet t’i paguajnë nënës së 5 fëmijëve dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar.

Gjykata nënvizoi se video erotike e shpërndarë në Google dhe Yahoo i atribuohej gabimisht Wanda Naras dhe ishte rishpërndarë më pas edhe në faqe të tjera pornografike.

Videoja ka marrë milionë shikime përmes kërkimit në Google dhe Yahoo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button