Sport

Vieri: Vlahoviç sulmuesi më i fortë në Evropë, Skudeton e fiton Inter

Ish-sulmuesi i Inter-it, Bobo Vieri ka folur gjatë një interviste për “Corriere della Sera” duke dhënë mendimin e tij personal për sulmuesin më të mirë por jo vetëm.

“Sulmuesi më i fortë në Evropë është Dusan Vlahoviç. Performanca e tij flet qartë kështu nuk kemi pse e mohojmë këtë gjë. Ai shënon shumë dhe është një sulmues i pastër. Bashkë me të edhe Haaland, të dy janë shumë të fortë për mua”.

Gjithashtu Vieri shprehet se kush do e fitojë Skudeton këtë sezon.

“Skudeto? Mendos se përsëri Inter. Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer duke mbajtur ritmin që Conte la pas. Madje tashmë shoh një grup shumë të kompletuar dhe shumë të fortë.

Në Itali ka shumë ekipe të forta si Milan, Napoli, Atalanta dhe Juventus por Inter është favoriti për të fituar”, kështu është shprehur Bobo Vieri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button