KosovëLajme

Vjosa Osmani e dëshmoi që është veç militante e Kurtit

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

“Zhvillimet e dy ditëve të fundit e kanë konfirmuar kritikën e PSD-së dhe të tjerëve për arrogancën e shumicës, që është arrogancë e numrave,” – ka deklaruar z. Hyseni.

Ai e ka quajtur si “shantazhuese” sjelljen e djeshme të pushtetit të Albin Kurtit, përcjell Periskopi në një emision në T7.

“Halli kryesor i VV-së është koncentrimi i pushtetit. Skenar i njëjtë me PDK-në është edhe zv.ministrave. Ata kanë emëruar për zv.ministër një njeri të Romani Inicijativës, e i cili është edhe i dënuar për keqpërdorim, e ishte pjesë e Listës Srpska,” – ka shtuar z. Hyseni.

“Prej dje është shtuar edhe një argument tjetër pse Vjosa Osmani nuk është e duhur për presidente. Ajo u bë militante e VV-së, pjesë e kontrabandimit që ndodhi dje. Kjo nuk e bën garantuese në politikëbërje,” – u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button