KosovëLajme

Vuçiç ngacmon sërish: Po të njihja Kosovën, do të merrja Nobelin e Paqes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha Vuçiç në “Tv Happy”. Ai theksoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në 50 vjet dhe se ai ka marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i ka marrë.

Vuçiç përsëriti se, që nga ardhja e tij në pushtet, “Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos”. Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu, se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button