KosovëLajme

VUÇIQ: JEMI TË BEFASUAR – BRUKSELI S’E MOHOI SE ËSHTË GATI MARRËVESHJA FINALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pohuar sot se ishte i befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe deklarimet e tij për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë e përgatitur në Bruksel, njofton Insajderi.

“Jam befasuar nga ajo deklaratë. Askush nga Brukseli nuk e mohoi atë, ata vetëm mohuan shkrimin e gazetës serbe”, në fjalimin e tij në presidencë.

Ai ka shtuar se “politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe tërë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pranuar që në thelb të marrim pjesë në dialogun e sponsorizuar nga BE për marrëdhëniet tona me Prishtinën, në mënyrë që të zgjidhim problemet shekullore në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve”

Sipas Vuçiq kjo është edhe arsyeja pse serbët po shkojnë në dialog – për të diskutuar çështje që prekin jetën e qytetarëve.

“Marko Gjuriq, është absolutisht i përgatitur për të diskutuar të gjitha çështjet ekonomike, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e zhdukur”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut./Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button