Kuriozitete

WhatsApp & Instagram s’funksionuan në të gjithë botën

Nëse edhe ju jeni përpjekur të dërgoni mesazhe në WhatsApp, por nuk keni arritur ta bëni këtë, nuk jeni vetëm.

WhatsApp ka rënë për disa përdorues në botë.

Por bashkë me të, edhe Instagrami nuk ka funksionuar. Me mijëra njerëz raportuan probleme me shërbimin WhatsApp dhe në Instagram.

Koha kur të gjithë i kthehen Twitterit është koha kur asnjë prej aplikacioneve të tjera nuk punon. Për disa minuta, aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën janë bllokuar dhe arsyet ende nuk dihen.

Të gjithë përdoruesit i janë kthyer Twitterit, madje edhe duke bërë humor: “Le të shpallim Ditën Ndërkombëtare të Gjumit, meqenëse WhatsApp dhe Instagram nuk punojnë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button