BotaLajme

William Burns votohet nga senati amerikan për drejtor të CIA-s

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhënë mbështetje diplomatit veteran, William Burns, për ta bërë drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

Senati ka votuar unanimisht, pa ndonjë kundërshtim, për të emëruar Burns (ish-ambasador në Rusi dhe ish-zëvendës sekretar i shtetit) për ta drejtuar agjencinë më të madhe të spiunimit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Burns pritet të drejtojë CIA-n gjatë Administratës Biden. Ndërsa gjatë administrimit të Trump, shef i kësaj agjencie ka qenë Mike Pompeo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button