Sport

Xavi: E gjithë bota më sheh trajner të Barçës, Katari i përgatitur për Botërorin

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, aktualisht trajner i Al-Sadd  në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se për të “është një iluzion të stërvitësh Barcelonën”. Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman.

“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar. Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin. Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese. Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh.”

Ish-mesfushori “blaugrana” tha më tej se Botërori i Klubeve, i zhvilluar pak ditë më parë, ka konfirmuar kapacitetin organizativ të vendit aziatik dhe se “futbolli është një mjet fantastik për të treguar që shoqërisë do t’i kthehet normaliteti.

“Në Katar po i zhvillojmë ndeshjet me publik. Nëse i bëjmë gjërat mirë, do të kthehemi në normalitet. Katari është plotësisht i përgatitur për të pritur çdo ngjarje të madhe. Që kur kam ardhur në vitin 2015 qyteti ka ndryshuar. Njerëzit të cilët kanë paragjykime ndaj kulturës arabe ose kësaj feje do të shohin se ata janë shumë normalë, mikpritës e bujarë dhe do të organizojnë një Kupë Botërore historike.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button