Sport

Xavi fantastik edhe si trajner, fiton edhe një trofe

Xavi Hernández vazhdon të shkëlqejë si trajner, edhe pse ka relativisht një kohë të shkurtër në drejtimin e një skuadre.

Në pak më shumë se një vit e gjysmë në stolin e Al Sadd, ai tashmë ka arritur të koleksionojë pesë trofe me klubin nga Katari.

Të fundit e fitoi këtë të premte, pasi triumfoi në finalen e Kupës së Princit kundër Al Duhail (0-2) falë instinktit vrasës të sulmuesit Bagdhad Bounedjah, i cili ishte autori i të dy golave.

Xavi duket se ia ka marrë dorën skuadrës Al Duhail, pasi e ka mundur në tri finale që kur u bë trajner i Al Sadd. Së shpejti ekipi i drejtuar nga Xavi do të ngrejë lart edhe titullin e kampion për të dytin vit radhazi. Nëse më 7 mars mund Umm Salal në shtëpi, Al Sadd do të shpallet kampion matematikisht.

Xavi mund të fitojë një tjetër titull, pasi është në lojë edhe në Kupën e Emirit teksa në çerekfinale, më 3 mars, do të përballet me Al Gharafan. Nëse arrin në finale dhe ta fitojë trofenë, do të ishte i shtati në dy sezone, një rekord praktikisht i paarrritshëm.

Trofeu i vetëm që i mungon Xavit si trajner tek Al Sadd mbetet Championsi Aziatik, kompeticion ku si futbollist ka luajtur në dy raste deri në gjysmëfinale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button