Slider

Xhamia në Kodrën e Diellit, duhet ta mbajë emrin e H. Sulejman ef. Rexhepit, ja kush e thotë (Video)

Adjan Ziberi

Rexhep ef. Ziberi, i emëruar si kryetar i Shoqatës “Ilmije”, tha se përkundër ndërkëmbzave të pushtetit, përkundër pushtetit antishqiptar e antiislam, përkundër avanturierëve që mblidhnin nënshkrim për ta penguar ndërtimin e kësaj Shtëpie të Zotit, Rexhep Ziberi rrëfen se si legjenda e gjallë Sulejman ef. Rexhepi, pa iu dridhur qerpiku paska hedhur gurin themeltar të kësaj xhamie ne Kodrën e Diellit. Efendi Ziberi aty këtë vikend ishte falur! Do me thënë se xhamia ka filluar me punë. Pa pompozitet e pa kurrfarë zhurme! Sepse, pa dyshim që në atë përurim zyrtar do të duhej të ftohej edhe ish-reisi Sulejman Rexhepi, i cili e kishte peng përfundimin e kësaj xhamie, të cilën e nisi ai, e ngriti, e ndërtoi dhe, nuk arriti ta përfundojë edhe interierin. Sepse e larguan me direktiva të pushtetit aktual i cili ishte i irituar, veç tjerash, edhe për këtë Shtëpi të Zotit, të cilin Sulejman ef. Rexhepi e kishte filluar dhe mbaruar pa kurrfarë leje nga pushteti, madje duke e injoruar tërësisht rreth insistimeve për të hequr dorë.

E përfundoi dhe e fali namazin e parë të xhumasë Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, i cili ka pasur obligim moral dhe mësim islam që mos t’ia hajë hakun ish-reisit të vet, Sulejman ef. Rexhepit.

Faktet historike as nuk mund të fshihen e as të retushohen! Lum ai që nuk vepron si Shaqir Fetai, ndryshe do të llogaritej si bashkemendimtar i “ORAO”-s “Shqiponjës”, nxënës i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit. Pa dyshim, një i tillë nuk e do islamin, as Shtëpinë e Zotit, xhaminë dhe, as shkaktarët dhe ndërtuesit e këtyre Shtëpive. Sulejman Rexhepi gjatë karrierës së vet nxiti dhe hodhi gurin themeltar të aq xhamive sa katërfishi i viteve të “reisit politik” të LSDM-BDI-së, Shaqir Fetait. Kontribuoi për myslimanët e këtij nënqielli dhe jo që këto suksese t’ia taksë emrit të vet. Punët e hajrit nuk duhen as të mohohen e as të harrohen. Bravo Rexhep ef. Ziberi!

Klikoni linkun dhe dëgjoni se çfar fjalime u mbajtën me rastin e vendosjes së gurit themeltar, për të mësuar se kush ishte më meritori për ngritjen e xhamisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button