Sport

Ylli belg: Unë jam më i mirë se Neymari dhe Mbappe në driblim

Anësori i Rennes, Jeremy Doku, është mburrur se është lojtari më i mirë në driblim në Ligue 1, para dyshes së Paris Saint-Germain Neymar dhe Kylian Mbappe.

Belgu 18-vjeçar iu bashkua klubit francez nga Anderlecht në tetor dhe ka lënë mbresa në 31 paraqitjet e tij të para në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Doku thotë se gjithmonë ka qenë i etur të driblojë dhe se ndihet i lumtur që prin në këtë aspekt në Ligue a.

“Kur isha i vogël, thuhej shpesh së unë dribloja shumë. Ata më thoshin të ndaloja. Por unë vazhdoja, e vazhdoja”, tha Doku.

“Kjo është këshilla ime për dribluesit e rinj: mos u ndalni, edhe nëse nuk ia arrini qëllimit menjëherë. Mos u fshihni. Varet shumë se sa vetëbesim ke”, shtoi ai.

“I pashë statistikat së fundmi. Jam dribluesi më i mirë në Ligue 1. Nuk është keq në një ligë ku luajnë Neymar dhe Mbappe, apo jo”. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button