Slider

Zbulohet edhe një aferë e Mijallkovit dhe Kamçevit, ka përfunduar me vetëv rasje

Piktor dhe artist. Dëshmitar i PSP-së së dikurshme. Por paraprakisht menaxher i kompanisë “Finzi”. Kosta Kërpaç bëri vetëv rasje para katër viteve në banesë në Shkup, kurse prokurorët Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro që atëherë përpiqen në procesin gjyqësor”Trezor” të dëshmojnë se përmes kompanisë “Finzi”, nga viti 2010-2015 njerëzit e parë të DSK-së kanë arritur të “zhvasin” 860 mijë euro nga buxheti i MPB-së, duke u furnizuar me sistem për përcjelljen e telekomunikimeve, raporton Telma. Edhe pse jofunksional, për atë sistem, me anekse ndaj “Finzi” janë paguar edhe 285 mijë euro për mirëmbajtje edhe pse kompania ka pasur vetëm një të punësuar me profesion piktor. Në fjalët e sotme përmbyllëse, prokurorët Ajro dhe Pelivanov thanë se qëllimi i procesit hetues ka qenë të dëshmohet se ku kanë përfunduar paratë nga dallimi në çmim, transmeton gazeta Lajm.
“Finzi Shkup” është regjistruar në SHBA, nga vëllau i të pandehurit Stojakoviq, kurse më vonë e ka marë i ndjeri Kosta Kërpaç. Hetimi ika sjellë prokurorët deri tek pronari përfundimtar, Orce Kamçev, i cili në atë kohë është në raporte të afërta me Mijallkovin. Që Mijallkovi është involvuar në mënyrë direkte, prokurorët si dëshmi i kanë ofruar edhe transkriptet nga bombat opozitare, në të cilat lexohet dhe dëgjohet se Mijallkov personalisht ka biseduar me institucionet kompetente që furnizimi të bëhet pa pengesa. Sipas prokurorisë, krimi ka filluar në momentin kur njerëzit e parë të DSK-së, tani të pandehur, Sasho Mijallkov, shefi i tij i kabineti, Toni Jakimovski dhe shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, si dhe ndihmës ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq, kanë vendosur dhe kanë urdhëruar të fillojë procesi për blerjen e softuerit të këtillë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por përmes kompanisë ndërmjetësuese “Finzi”-Shkup. Pajisjet janë blerë nga kompania britanike “Gama International”, me të cilët tre nga të pandehurit kanë realizuar takim në Londër. Më vonë edhe pse e vlerësuar me një denar vlerë, këto pajisje gjoja janë mirëmbajtur nga “Finzi” për 285 mijë euro ose 30 mijë euro në muaj.

Tre të pandehurit, pa Stajkoviqin, veçmë janë dënuar me burg në rastin “Target-Fortes”, që ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim në DSK, me qëllim të fshehjes së dëshmive, transmeton gazeta Lajm. I pakapshëm për gjykatën është Goran Grujevski i cili është në arrati në Greqi, kurse në procesin “Target Fortesa” është dënuar me 15 vite burg, kurse shefi i tij Mijallkov me 12 vite. /lajmpress.org/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button