Slider

Zgjedhjet lokale do të kushtojnë 4,2 milion euro

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e parë publike sot ka miratuar programin financiar për furnizime publike për vitin 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale do të kushtojnë hiç më pak se 263 milion denarë, apo rreth 4,2 milion euro, informon Zhurnal.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski deklaroi se këto mjete ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshme përshkak se në disa komuna duhet të mbahen dy raunde të votimit, ndërsa do të zgjedhen dhe këshilltarë dhe kryetarë komunash. Gjithsesi, sipas tyre, këto të hola duhet t’i mbulojnë nevojat.

Lidhur me mjetet prej tre milion denarëve të cilat nuk u janë ndarë nga Ministria e Financave, Komisioni vendosi që kërkesën përsëri ta dorëzojë në ministri.

“Bëhet fjalë për finger-printerë të cilat do ta lehtësojnë identifikimin e votuesve, me çka do të kishte patur softwer me të cilin votuesi menjëherë do të identifikoheshte, kështu do të shkurtohet proedura dhe besimi i votuesit në procesin zgjedhor. Kjo është një nga masat që i kemi paraparë për kthimin e besimit të votuesve”, tha Dashtevski, informon Zhurnal.Zhurnal Adshttps://mkkeepaneyegde.adocean.pl/files/akicjdxrqdw/whrheqonpo/xfnsdxejnj/index.html#clickTag=https://keepaneyegdemk.hit.gemius.pl/lshitredir/id=d2Lln08_ZSaH7z3HgvYXLLR5jwfW9mefQ2hDJ_XRrfD.07/fastid=mwraevqhzzpulzduxltcdouewpom/stparam=sggpmueply/roc=0/url=http%3A%2F%2Fbimilk.mk%2Figraj-so-bitolski-jogurt-so-10-vitamini%2Fchocolate-milk

KSHZ ka miratuar dhe planin vjetor për nevojat e përgjizhshme për vitin 2021 për paga në vlerë prej 77,287,000 denarë. Të gjitha furnizimet do të bëhen përmes sistemit elektronik për furnizime publike të Byrosë për Furnizime Publike.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmira Shehu shprehet se edhe sivjet furnizimet do të jenë transparente dhe do të ulen çmimet përshkak konkurencës së madhe.

Për reklamim politik në media për zgjedhjet lokale janë paraparë 170 milion denarë. Nëse ka nevojë më tepër, do të kërkojnë edhe mjete shtesë nga Ministria e Financave.//Zhurnal.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button