BotaLajme

Zhdukja e italianit/ Ish-eksperti i policisë në Open: Është prishur vendngjarja

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli.

Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë.

Ndërkohë mediat italiane i kanë bërë jehonë zhdukjes se ish-arbitrit italian, Davide Pecorelli. Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Ish eksperti i policisë Arjan Hoxha bëri në Open një deklaratë të fortë  në lidhje me ngjarjen kur tha se është prishur vendngjarja.

Arjan Hoxha: për mua s’është ngjarje aksidentale, kjo mund të jetë me shpërthim, se gazi shpërthen 10-15 minuta pas zjarrit që të jep kohë të largohesh. Dhe ne nuk kemi pistë që viktima të jetë përpjekur të largohet.

Kemi një vendngjarje të prishur, sepse veprimet e para hetimore janë të papërsëritshme ,se sa do të rindërtosh mund të jenë prishur provat. Çdo oficer duhet të siguronte vendin e ngjarjes por në asnjë mënyrë mos të ndërhynin e aq më tepër të gjendet trupi ditën tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button