Slider

Zjarri në Gostivar zbuloi të vërtetën e errët të një familjeje disfunksionale

Tragjedia e djeshme me zjarrin në Gostivar, siç duket, është vetëm maja e ajsbergut të pasojave të cilat dalin në sipërfaqe. Fillimisht do të pasojnë edhe përgjigje në pyetjet lidhur me tragjedinë. Tani për tani dihet vetëm epilogu: një fëmijë shtatëvjeçar e humbi jetën, nëna e tij S.T. (35) ka djegje të vogla dhe goditje të përjetuar, një banesë pothuajse është djegur tërësisht, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar.

Familja nuk ka qenë shfrytëzuese e ndihmës sociale, as e evidentuar në Qendrën për punë sociale. Atje nuk ka pasur informata për çfarëdo lloji të moskujdesit prindëror, keqpërdorim apo sjellje të pandërgjegjshme ndaj cili do fëmijë në atë familje. Një nga informatat të cilën nuk e konfirmuan institucionet është se fëmija fatkeq nuk ka qenë I regjistruar në evidencën amë. I ka përkatur kategorisë së “fëmijëve fantomë” dhe nuk ka shkuar në shkollë.

Informata e fundit për ngjarjen është privimi nga liria I nënës së fëmijë[s së vdekur. Nga SPB Gostivar, informuan se gruaja dje rreth mesditës është mbajtur në stacionin policor, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkelje të obligimeve familjare” (neni 203 paragrafi 2 nga KP). Atje do të mbahet deri sot, pas çka pritet të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën themelore Gostivar.

Pas goditjes së parë, banorët në ndërtesën e tretë në rrugën “Keji Vardar” pasi që dje në mëngjes, të përgjumur shpëtonin kokën nga stihia e zjarrit që shpërtheu në një banesë në katin e tretë, ende nuk mundën të hyjnë në shtëpitë e tyre. Pritet ekspertiza e ekipit të MPB-së. Objekti është pa rrymë, ndërkaq banorët natën e kaluan tek të afërmit. Për më pak se gjysmë ore, pasoi edhe një goditje tjetër. U mor vesh se fëmija I fqinjëve ka vdekur nga të djegurat dhe ngulfatja nga tymi. Disa orë më vonë, ata dhe opinion më I gjerë I tronditën nga njohuria se fëmija, para se të arrijnë zjarrfikësit, ka qenë I lidhur me zinxhir tek këmbët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button