Slider

Zyra e Prokurorit të Specializuar çdo dy muaj shqyrton kërkesat e 7 të akuzuarve për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se më 24 mars, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish -udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe shefit të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, lidhur me ecurinë e seancave ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ende nuk është caktuar data se kur mbahet konferenca për ta.

Gjithashtu, më 10 mars të këtij viti, mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë dorëzuar mocionet, duke pretenduar mangësi në aktakuzën kundër tyre dhe po ashtu se nuk e njohin juridiksionin e Dhomave të Specializuara në Hagë, e ndërsa me këtë, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Giju i ka hedhur poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Dhomat e Specializuara kanë sqaruar ecurinë e këtij juridiksionit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake i bazon vendimet e tij në Ligjin për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si edhe në Rregulloren e procedurës dhe të provave. Lidhur me kundërshtimin e juridiksionit të DHSK-së nga mbrojtja: nenet 6(2) dhe 15(2)të Ligjit për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i japin juridiksionin DHSK-së mbi disa vepra penale të caktuara në Kodin penal të Kosovës 2012 (KPK). KPK i vitit 2012 u zëvendësua nga KPK-ja e vitit 2019. Në thelb, gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi se nenet 17, 28, 31-33, 35 (që përfshijnë forma të ndryshme të përgjegjësisë penale), 387, 388, 392 dhe 401 (që përfshijnë veprat e frikësimit, hakmarrjes, shkeljes së fshehtësisë së procedurës dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) të KPK-së të vitit 2019 korrespondojnë me nenet 17, 28, 31-33, 35, 395, 396, 400 dhe 409 të KPK të vitit 2012 dhe për këtë arsye mbesin brenda juridiksionit të DHSK-së, sikurse përmendet në nenet 6(2) dhe 15(2) të ligjit. Bazuar në këto dhe konsiderata të tjera, ai vendosi të refuzojë kundërshtimin e mbrojtjes që vinte në pikëpyetje nëse DHSK-ja ka juridiksion mbi këto krime në këtë çështje specifike”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara japin sqarim për Indeksonlinen për sa përket kundërshtimit të mbrojtjes në lidhje me formën e aktakuzës:

Shkurtimisht, Mbrojtja pretendon se ajo nuk ishte formuluar në mënyrë të tillë që akuzat të ishin të qarta për të akuzuarin, sepse përdorte shprehje të paqarta ose të papërcaktuara dhe nuk përfshinte numrin dhe identitetin e personave të tjerë të përfshirë në sjelljen penale, ose të personave të dëmtuar prej saj. Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi se “në përputhje me nenet 21(4)(a) dhe 38(4) të ligjit si dhe rregullën 86(3) të Rregullores…, një aktakuzë duhet të përcaktojë me konkretësi dhe qartësi të mjaftueshme faktet mbi të cilat mbështeten akuzat dhe krimet, përfshirë edhe format e përgjegjësisë penale. Kjo konkretësi dhe qartësi duhet të sigurojnë që aktakuza, si një dokument që qëndron më vete, t’i japë të akuzuarit informacion të mjaftueshëm për të kuptuar qartë dhe plotësisht natyrën dhe shkakun e akuzave kundër tij, me synimin për të përgatitur një mbrojtje adekuate. “Gjykatësi e konsideron se një aktakuzë ka mangësi “kur ajo nuk paraqet faktet mbi të cilat mbështeten akuzat ose e bën këtë në mënyrë të pamjaftueshme ose të paqartë, duke krijuar paqartësi në lidhje me akuzat e paraqitura, përfshirë edhe format e përgjegjësisë penale dhe duke dëmtuar kështu aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur.”Bazuar në këto konsiderata dhe pasi shqyrtoi të gjitha aspektet e theksuara nga mbrojtja dhe prokuroria, gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi se “aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe konkretësi të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet, përfshirë format e përgjegjësisë penale. Në pajtim me këtë, kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje me formën e aktakuzës së konfirmuar hidhen poshtë”, thuhet në sqarimin e Dhomave të Specializuara për IndeksOnline.

Pyetur se a do të pritet lirim me kusht për shtatë personat e akuzuar, Dhomat e Specializuara janë përgjigjur se së bashku me Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon që gjykatësi i procedurës paraprake do të shqyrtojë çdo dy muaj nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgim dhe do të nxjerrë një aktvendim për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit.

“Neni 41 i Ligjit për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon që gjykatësi i procedurës paraprake do të shqyrtojë çdo dy muaj kërkesë nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgim dhe do të nxjerrë një aktvendim për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit. Në vendimet e tij të deritashme për këtë çështje, gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur se arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë. Çdo kërkesë nga mbrojtja do të shqyrtohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”./Elmedina Ballazhi/IndeksOnline

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button