KosovëLajme

Zyrtarja e LVV-së bëhet deputete, e zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës dhe kështu vendi i saj në Kuvend ka humbur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot zëvendësimin e Vjosa Osmanit me Yllza Hotin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani do të jetë deputete.

Hoti është e para në listën e pritjes për t’u bërë deputete e Kuvendit nga radhët e listës së LVV-së, në të cilën garoi edhe Osmani.

Hoti në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit kishte marrë 5929 vota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button