Мinistri Izairi në sesionin e 76-të të Komitetit për strehim dhe menaxhim me truallin e UNECE-së

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, po qëndron në Gjenevë të Zvicrës, ku merr pjesë në sesionin e 76-të të Komitetit për strehim dhe menaxhim me truallin e Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Në konferencë, përfaqësues të lartë qeveritar dhe palë të interesuara nga rajoni i UNECE-së si dhe mbikëqyrës nga shumë shtete, diskutuan për zbatimin e  Kartës së Gjenevës të Kombeve të Bashkuara për strehim të qëndrueshëm, për strategjinë e Komitetit për strehim të qëndrueshëm dhe menaxhimin me truallin në rajonin e ECE  2014-2020, si dhe për përgatitjet për Konferencën e tretë të KB-ve për ekonomizim me zhvillim banesor të qëndrueshëm dhe urban HABITAT III, e cila do të mbahet më 17-21 tetor 2016 në Kito, Ekuador.

scroll to top