​10 portierët më të mirë në botë, Berisha para Buffonit (Foto)

ber_1494944514-473353.jpg

Etrit Berisha vlerësohet si portieri më i mirë i këtij edicioni në Itali, duke lënë mbrapa vetës edhe portierin legjendar të Juventusit, Gianluigi Buffon

Observatori Evropian i Futbollit, CIES, vlerëson Etrit Berishën si një prej portierëve më të mirë në qarkullim, falë paraqitjeve të tij fantastike me Atalantan në sezonin 2016-2017.

Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare renditet si portieri i pestë me statistika, në mesin e portierëve më të mirë në pesë ligat e mëdha Evropiane.

Duke marrë për bazë vetëm futbollistët të cilët janë aktivizuar të paktën 2000 minuta në kampionatet përkatëse, Berisha vlerësohet me 81,5 pikë, ku lë mbrapa Gian Luigi Buffon me 81 pikë.

Portieri më i mirë cilësohet ai i Bayern Munichut, Manuel Neuer me 88 pikë, i ndjekur nga portieri i Villarealit, Sergio Asenjo.

Top pesëshen e portierëve e mbyllin Hugo Lloris, Marc Ter Stegen, Roman Burki dhe Jan Oblak.

scroll to top