​Bisedimet për ndryshimet klimatike në Paris, arrihet marrëveshja

Organizuesit e bisedimeve për ndryshimet klimatike në Paris “COP21” thonë se është arritur marrëveshje për një draft-tekst, pas thuajse dy javë negociata.

Një zyrtar në zyrën e Ministrisë së Jashtme në Francë, i ka thënë AFP-së se ky draft do të prezantohet përpara ministrave në orën 10:30, sipas kohës lokale, transmeton KosovaPress.

Asnjë detaj i marrëveshjes së arritur nuk është bërë i ditur për publikun deri tani.

“Kemi një tekst për të prezantuar”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se drafti është duke u përkthyer në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së.

scroll to top