​Kerry do të takohet me Mustafën, Thaçin dhe Stojanoviqin

Sekretari i shtetit Jon Kerry nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet më kryeministrin Isa Mustafa,si dhe zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.

Agjendën e Kerry-t e ka zbardhur për RTK ambasadori amerikan në Kosovë Gregori Delawie.

Kerry sipas tij do të takohet edhe me disa të rinj që janë shkolluar në SHBA si dhe në pjesën e fundit të vizitës së tij do të japë edhe një konferencë për media.

Delawie në RTK tha se SHBA-të kanë qëndrim të prerë: nuk e përkrahin dhunën.

scroll to top