10 gjëra që duhet të dini për trajnerin e ri të Barcelonës

setien.jpg

Quique Setién do të jetë trajneri i ri i FC Barcelonës. Trajneri spanjoll nga Santader, ka nënshkruan deri më 30 qershor 2022 dhe do ta marr punën e lënë në gjysmë nga Ernesto Valverde.

Barcelona i ka publikuar 10 gjërat që tifozët e këtij klubi duhet t’i dinë për trajnerin e ri.

1) Fillimet e tij në futboll ishin në futbollin e madh, por në atë të rërës apo siç njihet i plazhit.

2) Në Racing Santander, ai njihet si “El Maestro”, dhe është një nga idhujt e klubit për shkak të kaluarës së tij atje si lojtar. Ai luajti për 14 sezone (dy periudha), dhe gjithashtu drejtoi skuadrën si trajner në sezonin 2001/02, duke arritur t’i kthente në La Liga.

3) Setién është trajneri i tretë nga rajoni i Cantabriaa në historinë e Barçës, pas Enrique Orizaola (1961) dhe Laureano Ruiz (1976).

4) Setién u përball me Barcelonën 22 herë si lojtar, duke marr 5 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje dhe shënoi dy gola. Një herë në ndeshjen Barça – Logroñés (2-1, sezoni 1990/91) dhe gjithashtu në ndeshjen Racing – Barça 1994/95 (5-0).

5) Si trajner, Setién ka luajtur shtatë herë kundër Barçës, duke pësuar gjashtë humbjeve dhe duke marr një fitore. Kjo fitore ishte në Camp Nou, në sezonin 2018/19.

6) Si trajner, ai ka menaxhuar ekipe si Racing Santander, Poli Ejido, Logroñés, Lugo, Las Palmas dhe Betis. Përveç kësaj, ai shërbeu si trajner i Guinesë Ekuatoriale vetëm për një ndeshje.

7) Në një nga vizitat e tij në Camp Nou, Sergio Busquets i dha atij një fanellë në të cilën kishte shkruar: “Për Quiquen me dashuri dhe admirim për mënyrën tënde se si e sheh futbollin. Të gjitha të mirat”.

8) Setién ka trajnuar ish lojtarët e Barçës si: Bartra, Kaptoum, Tello, Sanabria, Araujo, Halilovic dhe Kevin-Prince Boateng, si dhe lojtarin aktual të Barça-s, Junior Firpo.

9) Trajneri i ri i Barçës e ka vlerësuar gjithmonë klubin dhe Leo Messin, të cilët i konsideron:”një luks dhe lojtari më i mirë në histori”. Herën e fundit kur Setién e bëri këtë gjë ishte pas një shfaqje që Messi bëri në Benito Villamarín.

10) Një nga pasionet e Quique Setién është shahu dhe ai ka luajtur kundër ish-kampionëve të botës, Anatoli Karpov dhe Gary Kasparov.

scroll to top