10 gjëra që duhet të dini përpara një interviste pune

1. Veshja. Nëse jeni duke aplikuar për një vend pune ne një kompani krijuese, këshillohet qe te visheni casual, ndërkohë qe nëse aplikoni ne ndonjë firme te stilit te “vjetër”, atëherë preferoni veshjen me këmishë dhe kravate.

2. Rezultatet. Nëse jeni duke aplikuar ne një firme teknike, jepini rëndësi rezultateve te provimeve, veçanërisht nëse i keni ato te mira. Nëse përkundrazi, keni rezultate te ulëta, atëherë vlerësoni me shume eksperiencat dhe përvojat qe keni pasur.

3. Qëndrimi. Ne përputhje me stilin dhe natyrën e interlokutorit, adaptoni edhe ju qëndrimin tuaj. Serioz kur edhe ai është i tille, dhe me çiltër, kur ai/ajo është miqësore.

4. Mos tentoni te bëni me te mirin dhe njeriun pa defekte. Zakonisht kërkohen dhe pëlqehen njerëz te vetëdijshëm për vlerat qe kane ne realitet.

5. Thellohu qe me pare për me shume njohuri për kompaninë dhe pozicionin e punës. Pyetjet e goditura qe mund te bëni vlerësohen shume dhe tregojnë interesin tuaj për ofertën.

6. Para se te paraqiteni, merrni, ne përputhje me atë qe kërkohet, te gjitha dokumentacionet qe janë te nevojshme. Mos harro CV­-në.

7. Kontrollo edhe një here profilet qe ke ne rrjetet sociale dhe rregullo ndonjë gjë qe nuk përqaset me imazhin profesional tuajin.

8. Përgjigjet jepini fillimisht te përgjithshme, dhe ne varësi te asaj qe te kërkohet, kaloni edhe ne përgjigje te detajuara te cilat e ndihmojnë me shume bashkëbiseduesin për te kuptuar përputhjen mes profilit tuaj dhe pozicionit te punës.

9. Mos harro se nuk pëlqehen përgjigjet stereotipe, ndërkohë qe preferohen ato qe shprehin motivacionin tuaj ndaj ofertës.

10. Priteni ne një mënyrë sa me elegante, përgjigjen për aplikimin tuaj.

scroll to top