10 gjëra të zakonshme për të cilat ekzekutohesh në Korenë e Veriut

KURIOZITETE:

Jemi mësuar të dëgjojmë për vrasjet mizore të presidentit koreano-verior, Kim Jung-un, por ka edhe shumë gjëra të tjera që diktatori i ndalon me dekret presidencial.

1.Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.

2.Të shohësh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.

3.Të drejtosh makinën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.

4.Të luash muzikë

Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

5.Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit

Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë me jetë. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

6.Të japësh mendim

Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

7.Të braktisësh vendin

As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

scroll to top