12 vjet e gjysëm burg për Arda Turan

turan-arda-turkey_3476773.jpg

Tatëpjeta e karrirës së Arda Turan përshpejtohet nga një kapitull i ri, që këtë herë duket se i ka dhënë fund parabolës futbollistike të mesfushorit turk. Ish-Atletico Madrid e Barcellona, aktualisht në radhët e Basaksehir, që e mori në huazim nga blaugrana janarin e kaluar, nuk ka bërë akoma një dalje zyrtare në sezonin 2018-19, për shkak të një dënimi prej 16 ndeshjesh të marrë në fund të kampionatit të kaluar.

 

Por cshtja gjyqësore qe do ta shohë të përfshirë së shpejti rrezikon ti kondicionojë karrierën e tij për shumë më tepër se sezonin në vazhdim. Rrahja që e pa protagonist javën e kaluar, kur në një lokal të Stambollit goditi në fytyrë këngëtarin e njohur turk Berkay, duke i shkaktuar frakturë në hundë dhe më pas e kërcënoi me pistoletë, do ti lërë pasoja të rënda, ndoshta përfundimtare, mbi karrierën e mesfushorit.

scroll to top