14 të vrarë 14 të plagosur në Kaliforni të SHBA, autorët 3 persona me kallashnikov

Të paktën 14 viktima dhe dhjetra të plagosur janë shënuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, rreth orës 3 të pasdites me orën lokale. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e San Bernandinos pranë një qëndre për persona me aftësi të kufizuara.

Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, janë parë tre persona të armatosur rëndë me automatikë të llojit kallashnikov AK-47, të cilët kanë qëlluar drejt njerëzve në rrugë dhe brenda qendrës “Inland Regional Center”.

Policia thotë se autorët ishin të maskuar, të pajisur me jelek antiplumb dhe të veshur me uniforma ushtarake. Forcat Speciale të Policisë SWAT dhe Njësia Antibombë dhe agjentët e FBI -së janë angazhuar për të siguruar ndërtesën dhe zonën përreth.

CNN raporton se nuk përjashtohet një situatë pengmarrjeje apo edhe prania e lëndëve eksplozive në brendësi të qëndrës spitalore. Ndërsa sipas disa mediave të tjera amerikane, të dyshuarit kanë mundur të largohen me një automjet tip fuoristradë të zi.

Presidenti amerikan e cilësoi si fatale ngjarjen në Kaliforni. Ai deklaroi se, duhen marrë masat ligjore që kjo të mos ndodhë në të ardhmen, pasi ngjarjet e të vrarëve me armë zjarri po krijojnë një model në mbarë vendin.

scroll to top