15 supergolat e Messit gjatë sezonit 2018/19

messiiiiiiiiii.jpg

Në llogarinë “Messi Magic” në Youtube është publikuar një video me 15 supergolat më të mirë të Lionel Messit gjatë sezonit 2018/2019.

Lionel Messi e ka shijuar një tjetër sezon të suksesshëm në La Liga, ku i shënoi 36 gola brenda sezonit 2018/19. Më të mirat prej këtyre golave mund t’i shijoni në videon e mëposhtme, transmeton Gazeta Express.

Ylli argjentinas e udhëzoi skuadrën e Barcelonës drejt triumfit në La Liga, ndërsa dështoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias.

Në të gjitha garat, Messi këtë sezon ka kontribuar me 50 gola të shënuar. Kjo është hera e gjashtë që 31-vjeçari e arrin këtë shifër dhe tani ai është favoriti për ta fituar Topin e Artë e këtij viti, pas tetë muajve.

Me 36 gola, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, si dhe është asistuesi më i mirë, me plot 13 asiste. Argjentinasi gjithashtu ka krijuar më së shumti raste (92) dhe ka pasur më së shumti goditje brenda kuadratit të portës (87).

Ai i bëri plot 1587 pasime brenda gjysmës së fushës të kundërshtarit dhe golat e tij ia fituan Barcelona 18 pikë. /Gazeta Express/

https://www.youtube.com/watch?v=kADnl76tN7U

scroll to top