21 janari, 8 dhjetori dhe reflektimi i munguar i politikës

Ishte afërsisht ora 16:00 kur Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” numëronte 4 të vrarë. Ishte dita e zymtë e 21 janarit 2011, ku shteti gjuajti në mish me plumba realë si për të thënë “Nuk keni lirinë për të protestuar, as për të më rrëzuar”. Ishte ditë e dhimbshme për të gjithë, ishte vrasja e lirisë, ishtë vrasja e 4 të pafajshmëve që ishin me duar në xhepa në mes të bulevardit. Këtu nuk është më vendi për politikë, assesi. Është vendi veçse për reflektim.

Nuk është nevoja të citojmë asnjë teoricien, nuk është nevoja të bëjmë asnjë  analizë gjithollogësh politikë që vënë gjoba me pseudomediat e tyre dhe shkojnë sa në njërin prehër në tjetrin. Ajo që duhet thënë është një e vërtetë e thjeshtë, jo për t’i dhënë merita Edi Ramës, sepse Ramën e votojnë ose jo shqiptarët, por për të treguar dhe manifestuar lirinë që sot e kemi. Sot, ndryshe nga 4 vjet më parë në kemi të drejtën të protestojmë pa pasur frikë se shkopi i gomës do na nxijë trupin, pasi kordoni me police femra dhe policët në tërësi kanë një tjetër mënyrë komunikimi. Jo sepse janë policë e burra më të mirë, por sepse po edukohen ndryshe nga lart. Është një lloj tjetër komunikimi që bën diferencën, është urdhri që jepet që bën diferencën.

Nuk është nevoja të themi raste nga bota për të ilustruar, sepse sot pamë edhe një herë kontrastin e madh midis dy filozofive. Filozofia që vriste në 21 janar sot në pamundësi për të bërë një tjetër 21 janar urdhëroi turmën t’i binte gurit me kokë, t’I binin një bunkeri simbolik duke menduar se betoni shkërmoqet me varre.

Natyrisht që është moment për të reflektuar se pse u bë protesta dhe se  ishte kjo arsyeja se pse qytetarët (me përjashtim të një grushti prej tyre) nuk kishin as zemërimin e as frymëzimin për të bërë protestë siç duhet të ishte. Ky ishte gabim. Ndërkohë që Basha dilte në protestë për të disatën herë për tu konfirmuar në PD dhe për t’I treguar secilit prej atyre në PD që ka mbështetje, venitej protesta dhe lirshmëria qytetare për të thënë qytetarisht fjalën e tyre. Jua tha edhe ambasada e SHBA-ve pak më parë.

Ndërkohë që Edi Rama përballoi nga ana e sigurisë qytetare gjithçka, duke mos shkaktuar asnjë incident edhe kur mendësia e errët thyeu dritat e kryeministrisë, Basha edhe njëherë vrau lirinë. Vrau lirinë e atyre demokratëve, të cilët nuk i la të shpreheshin si qytetarë, por idetyroi të silleshin si harbutë e barbarë vetëm e vetëm që “zotnia e tij” së bashku më babain politik të kënaqeshin e të kujtonin kohët e vjetra…. Kohë të cilat mesa duket për shqiptarët nuk do të vijnë kurrë më.

scroll to top