22 nëntori, vizita në nder të Ditës së Alfabetit

gjuha-587x376.jpg

Dita e njësimit të Alfabetit të gjuhës shqipe, 22 nëntori, do të shënohet me vizita në godinën ku u mbajt për një javë 14-22 nëntor Kongresi i drejtshkrimit. Muzeu është pjesërisht i hapur, për shkak se punimet për restaurimin e godinës nuk kanë përfunduar.

Disa nga pavionet, si dhoma përkujtimore me figurat e firmëtarëve të alfabetit, ekspozita me nëntë veshje kombëtare janë rregulluar për të krijuar mundësinë që të vizitorët të shohin një pjesë të muzeut me rastin e shënimit të 112 vjetorit të kësaj feste. Këtë vit nuk ka një agjendë të përcaktuar më parë për aktivitetet, jo vetëm për shkak të situatës pandemike, por edhe të punimeve që nuk kanë përfunduar për finalizimin e projektit për rikonstruktimin e objektit.

“Këtë vit nuk zhvillohet as akademia solemne, as tribuna shkencore. Edhe pse punimet nuk kanë përfunduar brenda objektit ne do ta mbajmë të hapur, pasi këto ditë ka pasur kërkesa për vizita nga Shqipëria dhe Kosova dhe nga vendi ”, thotë drejtoresha Edita Bajramovska. Më 14 nëntor manifestimet në këtë qytet nisën me koncertin në Pallatin e Kulturës.

scroll to top