239 lojtarë dhe 1.47 miliardë stërlina shpenzime, ja shifrat e 30 viteve pritje të Liverpool

Liverpook.jpg

Liverpool fitoi titullin kampion në Premier League pas 30 vitesh pritje (titulli nr.19).

Shumë kohë e gjatë për një festë të jashtëzakonshme të skuadrës së “reds” të drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.

Gjithsesi, për të ardhur te titulli skuadra e Liverpool ka shpenzuar shumë parà për të sjellë mjaft trajnerë dhe yje të futbollit, që nuk ia dolën dot të triumfonin në Angli.

Në këto 30 vite, Liverpool ka luajtur 1,149 ndeshje, që janë 103, 410 minuta lojë. Në total, “reds” kanë fituar 595 nga këto ndeshje (52%), kanë shënuar 1.968 gola (golavarazhi është +822) dhe grumbulluar 2,075 pikë.

Gjatë këtyre 30 viteve, Liverpool ka aktivizuar 239 futbollistë, ku lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me “Reds” është Jamie Carragher, 508 ndeshje dhe pas tij vjen Steven Gerrard. Kapiteni aktual i Liverpool është Jordan Hendreson, me 266 ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i kampionëve të rinj të Anglisë në këto 30 vite pritje mbetet Robbier Fowler me 128 gola, ndjekur nga Steven Gerrard dhe Michael Owen. Në këto 30 vite Liverpool është drejtuar nga 10 trajnerë.

Gjatë këtyre 30 viteve pritje për titullin, mes titujve nr.18 dhe 19, Liverpool ka shpenzuar 1.47 miliardë stërlina. Blerja e parë pas titullit të vitit 1990 është ajo e Ronny Rosenthal (1 milionë stërlina), ndërsa blerja e fundit është ajo e Takumi Minamino (7.25 milionë stërlina). /Telesport/

scroll to top