Përkujtohet dëshmori i kombit Mujdin Aliu

Në organizim të shoqatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është përkujtuar 19 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe krerët e SHVL-së, familjarë të dëhsmorëve dhe bashkëluftarë të Mujdinit. Në emër të SHVL të UCK-së, Fazli Veliu në pronocimin e tij theksoi se veprat e Mujdin Aliu si dhe të gjithë dëshmorëve tjerë janë dritë dhe udhërrëfim për gjeneratat e ardhshme. Dëshmori i Kombit Mujdin Aliu ra heroikisht në luftën e thyerjes së kufirit Shqiptaro – Shqiptar dhe duke mbrojtur nderin e Kosovës, në Koshare të Gjakovës më 14 Prill 1999.

scroll to top