4 arsye pse të bësh seks para martesës nuk është ‘mëkat’

Jetojmë në një vend ku tema për seksin ende është një tabu.

Është çështje turpi, sidomos mospajtimi për të bërë seks para martesës. Dhe, kjo është qesharake. Nuk po themi se çdokush duhet të bëjë seks para martesës.

Ata që mendojnë se duhet të presin deri në martesë, duhet të presin. Është çështje e preferencës personale, tek e fundit.Ajo çfarë po dëshirojmë të themi është se shoqëria jonë ka nevojë që të jetë më e pranueshme rreth kësaj çështje.

Më poshtë mund të lexoni për katër arsyet pse nuk duhet ta konsideroni aq të rëndësishme idenë e të bërit seks vetëm pasi të martoheni.

  1. Shqiptarët janë një komb i uritur për seks. Seksi mendohet të jetë një ekskluzivitet vetëm për njerëzit e martuar. Shumica e njerëzve në Kosovë e shohin martesën si një licencë për të bërë seks. Dhe kjo është e trishtuar. Njerëzit po martohen vetëm në mënyrë që të kenë marrëdhënie seksuale, pa bërë mëkat. Kjo ka dy pasoja – një, i zgjedhin partnerët e gabuar për arsye të ndryshme. Dy, ata ndjejnë se është “mëkat” të bësh marrëdhënie seksuale pa u martuar, për shkak se atyre iu është thënë se martesat janë për këtë.
  2. Ne jemi njerëz dhe dëshira për të pasur seks është një instinkt themelor. Është e shëndetshme dhe shumë normale. Ne duhet të pushojmë së trajtuari seksin si një “çmim” të cilin e marrim vetëm kur të martohemi, shkruan lajmi.net.
  3. Intimiteti fizik është po aq i rëndësishëm sa edhe lidhja emocionale. Nuk ka rëndësi se sa prej jush mendoni ndryshe, por përshtatja seksuale luan një rol të madh në marrëdhënie. Seksi i keq mund ta shkatërrojë një martesë, dhe është mirë të dini se si ta bëni atë mirë, që partneri të qëndrojë i kënaqur në martesë.
  4. Ne kemi nevojë që të ndalojmë së menduari se dinjiteti ynë shtrihet në mes të këmbëve tona. Humbja e virgjërisë nuk na bënë më pak të denjë për respekt se sa të virgjërat. Humbja e virgjërisë nuk e prishë integritetin tonë si person. Është normale që të mos përfundosh me dikë që ke pasur marrëdhënie seksuale me të. Kjo nuk është e pamoralshme.
scroll to top