48 vullnetarë japin betimin para ambasadorit amerikan në Maqedoni

48 vullnetarët të rinjë të Korpusit të Paqes do të japin betimin official para ambasadorit amerikan Xhes Bejli. Vullnetarët e rinjë do t’i bashkangjiten grupit prej më shumë se 750 vullnetarëve që deri më tani kanë shërbyer në Maqedoni. Ky është grupi i 23-të i vullnetarëve që do të shërbejnë këtu që nga hapja e Korpusit të Paqes në Maqedoni në vitin 1996.

 

Ngjarja do të mbahet në City Hall në Shkup. Të ftuar janë edhe ministra si dhe përfaqësues të organizatave partnere. Të ftuar janë edhe përfaqësues të mediave.

 

Ky eveniment do të shënojë përfundimin me sukses të trajnimit 11 javor të vullnetarëve ku ata mësojnë mbi kulturën dhe gjuhën shqipe dhe maqedone. Pas dhënies së betimit solemn, vullnetarët e Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre nëpër vende të ndryshme në Maqedoni. Ata do të punojnë si mësimdhënës të gjuhës angleze, në fushën e zhvillimit të komuniteteve në organizata joqeveritare dhe komuna si dhe në qendra ditore për persona me nevoja të posaçme.

scroll to top