60 dyqane të unifikuara në Çarshinë e Vjetër në Shkup

Deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i 60 dyqaneve në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Sanimi dhe adaptimi i dritareve është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

Kjo nismë synon mënjanimin e vitrinave dhe reklamave të llojllojshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Laramania dhe dallimet në mes dyqaneve, do të unifikohen sipas madhësisë së tyre, duke filluar prej te zejet e vjetra, restorantet, por edhe dyqanet e artarëve. Pas reagimit të pronarëve të dyqaneve, është pranuar kërkesa e tyre që shteti të subvencionojë pamjet e unifikuara të dyqanve, për të cilat pronarët duheshte të paguajnë nga 5 mijë euro.

Secili pronar i dyqanit i interesuar për subvencion gjatë kësaj jave do të mund të paraqitet në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë do ta publikojë. Për fazën e parë të projektit, Ministria ndau 200.000 euro, ndërsa për vitin e ri për këtë projekt parashihen edhe dy herë më shumë mjete.

scroll to top