7 këshilla për gjumë më të mirë

Nuk ka asgjë më të mirë sesa një gjumë i mirë.

Por shpeshherë na ndodhë që të mos rehatohemi gjatë gjumit, të flemë keq, apo të mos ngihemi gjumë.
Prandaj, është mirë t’i ndjekim disa këshilla të cilat na mundësojnë të kemi një gjumë më të mirë.
Lajmi.net i sjellë për ju 7 këshilla të cilat duhet t’i ndiqni që të keni një gjumë më të mirë.
Kjo është lista:
1) Zgjohuni në orën e njëjtë çdo ditë
Nëse ju e ndryshoni orarin tuaj të zgjimit çdo ditë, dhe mbi 2 orë, atëherë ju rrezikoni të fitoni peshë dhe të ndiheni më të stresuar.
2) Kufizojeni konsumimin e alkoolit
Alkooli mund të ndikoj shumë keq në gjumin tuaj, pasi që mund të ju lodhë aq shumë dhe të ju fus në fazën më të thellë të gjumit, e që nuk është edhe aq mirë.
3) Bëni seks
Por jeni të sigurt që të keni orgazëm, pasi që orgazma e liron proteinën prolaktin, e cila ju bën të ndiheni më të relaksuar dhe më të përgjumur.
Seksi gjithashtu e zvogëlon hormonin e kortisolit, i cili i zvogëlon nivelet tuaja të stresit.
4) Mos hani 3 orë para se të flini
Trupit tuaj i duhen më shumë se 3 orë për ta tretur ushqimin që ju e hani, prandaj preferohet që të mos hani 3 orë para se të flini.
5) Ushtroni në mëngjes
Nëse ushtroni para se të flini, trupi juaj mund të mos ketë kohë të relaksohet edhe aq shumë, mund të keni temperaturë më shumë dhe më pak energji, prandaj preferohet që të ushtroni në mëngjes pasi që tërë ditën do ta kaloni më mirë.
Thjeshtë provojeni një herë.
6) Kaloni më pak orë para ekranit
Drita e kaltër e liruar nga paisjet tuaja mund të iu lënë pa gjumë, prandaj provoni të mos shikoni televizor, të mos qëndroni para kompjuteri apo celulari brenda 2 orëve para se të flini.
7) Qëndroni larg kafeinës gjatë pasdites
Kafeinës i duhen 5 deri në 6 orë që të largohet nga trupi juaj, prandaj rezistoni të pini kafe apo pije energjike gjatë pasdites.

scroll to top