7 vetura të shtrenjta dhe të shpejta

Këto janë disa nga “bishat” automatike më të forta dhe të fuqishme, që prej viteve 1970. ato të gjitha janë prodhuar në Amerikë dhe janë cilësuara si mjete të performancës më të lartë. Gjërat e përbashkëta mes tyre janë shpejtësia, fuqia dhe metali i fortë, që i lejon shoferët që t’i drejtojnë me sukses. Përgjithësisht kanë vetëm dy dyer dhe janë shumë të “kripura” në çmime. Pjesa më e madhe e tyre është shitur nëpër ankande, po mos harroni që çmimet e tyre ndryshojnë gjithë kohës.

7.1966 Shelby Cobra 427 Roadster
download (15)
Shelby Cobra 427 Roadsters janë makina të rralla, por disa janë më të rralla se të tjerët. Ajo është ndërtuar në Angli në vitin 1966, por kjo është e jashtëzakonshme, një fakt i provuar nga mbishkrimi: “Një nga më të veçantat CSX 3301 Carroll Shelby”. Ai u ble fillimisht nga një francez në Paris dhe u shit në vitin 1977 dhe më pas në vitin 1979. Në janar të vitit 2013 makina u shit në ankandn Mecum për 779.100 dollarë.

6.1969 Chevrolet Corvette L88
213
Në vitin 2013 kjo makinë e shpejtë u shit në ankand për 825,000 dollarë, duke e bërë një nga makinat të shitura më shtrenjtë. Motorët për këtë makinë ishin në dispozicion vetëm për dy vite nga 1967-ta, gjë e cila e bën shumë të rrallë. E habitshme është se, kjo L88 që ndodhet në këtë foto ishte një maakinë origjinale që kishte bërë vetëm 20.000 milje dhe nuk kishte nevojë për rregullime.

5.1968 Corvette L88
312
Shumë i vjetër dhe një makinë që gjendet më vështirë se Chevy. Kjo makinë është shitur për 880.000 dollarë. U prodhuan vetëm 80 të tilla në vitin 1968 dhe kjo kishte bërë vetëm 13.000 milje. Por ajo që çudit më shumë është se ajo u shit bashkë me dokumentet origjinale si dhe udhëzimet e pronarit.

4.1969 Chevrolet Camaro ZL1
48
Kjo Chevrolet Camaro ZL1 u prodhua në vitin 1969, është me shumë vlerë dhe jashtëzakonisht të shpejtë. I prodhuar nga alumini për të reduktuar peshën e saj, u prodhuan vetëm 69 automjete të tilla. Vlera e tij varionte në 500,000 dollarë, por kjo makinë u shit me dyfishin e vlerës me 1 milion dollare në ankandin Mecum, në vitin 2013. arsyeja pse u shit kaq shtrenjtë është se u restaurua ne fabrikën origjinale që e prodhoi nga ndërtuesi i motorave, Barry Burnstein.

3.1970 Chevrolet Chevelle SS 427 LS6
56
Nga koleksionistët e makinave, ky Chevelle është konsideruar në mesin e më të mirave dhe shumë e shtrenjtë. Kjo për arsyen sepse u prodhuan vetëm 20 makina të tilla me motor të fuqishëm LS6 427. Por edhe gjendja e mirë në të cilën ndodhej ishte një arsye tjetër pse u shit në 2013-n për 1.150.000 dollarë.

2.1971 Hemi Cuda Convertible
64
Makinat popullore me hapje sipër iu ul rëndësia nga vitet ’60 tek vitet ’70. kjo ishte arsyeja që në 1970-n ato u bënë shumë të kërkuara dhe të rralla. U prodhuan vetëm 11 makina të tilla, për këtë arsye në vitin 1971 kjo makinë u shit 2.200.000 dollarë, edhe pse nuk kishte motorin origjinal. Për ironi çmimet ranë, pasi u shit 1.320.000 dollarë në vitin 2013 nga e njëjta shtëpi ankandi.

1.1967 Chevrolet Corvette L88
74
Kjo makinë u shit 3.200,000 dollarë në ankand në vitin 2013. ishin prodhuar vetëm 20 të tilla, por edhe kjo u shkatërrua fatkeqësisht gjatë një gara makinash. Pjesët e saj u ruajtën dhe tani po punohet për një restaurim.

scroll to top