A do të ketë zgjedhje në prill?

Pas shkeljeve të afateve për implementimin e marrëveshjes së Përzhinos portali TetovaSot mëson se zgjedhjet e paralajmëruara me datë 24 prill, do të shtyhen për dy javë me 8 maj ose pas tre muajve.
Edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare gjatë ditëve të fundit alarmuan për vonesat dhe shkeljen e afateve, që e vënë në pikëpyetje gjithë procesin politik.
Njëra nga pikat më të rыndësishme që u zbatuan ishte mos zgjedhja e tre ekspertëve nga grupet punuese të partive politike për në KSHZ, e që ka bërë që edhe ambasadori amerikan Beli edhe ai BE-së Orav të shprehën shqetësimin e tyre.
Sipas tyre është shqetësuese moskompletimi i përbërjes së KSHZ-së. Edhe çështja e rregullimit me ligj të mediave ka mbetur e hapur. LSDM-ja ka bërë të ditur se nuk ka marrëveshje për anëtarët ekspertë të KSHZ-së sepse propozimet për ekspertë janë jashtë marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa VMRO ka akuzuar LSDM se po taktizon me qëllim të prolongimit të zgjedhjeve.
Nesër është paralajmëruar takim i katër liderëve politik Gurevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi ku do të diskutohet për KSHZ-në dhe për mediat.
Ndryshe edhe lideri i BDI-së dje pati takim me ambasadorin e amerikan në vend Xhejs Bejli ku është diskutuar për krizën politike në vend.

scroll to top