A do të largohet Molliqaj nga Vetëvendosje!? Ja çfarë thotë

dardan.jpg

Dardan Molliqaj duke komentuar mundësinë e ndarjes së Vetëvendosjes pas shfaqjes së mospajtimeve që janë brenda kësaj partie është shprehur se nuk e di se kush mund të dalë ose jo.

Unë nuk e di se kush do të dalë apo do të qëndrojë. Unë jam duke u angazhuar për çështjet për të cilat fola të demokratizmit të partisë”, është shprehur ish- sekretari organizativ i VV-së.

Ai ka folur edhe për  atë se kush është me të, e kush me Albin Kurtin. Sipas tij, ka shumë njerëz që mendojnë se duhet vazhduar demokratizimi brenda partisë.

Molliqaj ka pranuar se Kurti ka ndikuar në rritjen e tij politike, por sipas tij kjo nuk nënkupton që të pajtohet më të, duke mos e mohuar se pa Kurtin nuk do të mundin të arrijnë këtë.

scroll to top