A e keni pritur se kjo do të ndodhë me yllin madrilen?

Karim Benzema mund të rikthehet te Franca. Pas përjashtimit për skandalin që ndodhi me videon e Mathieu Valbuena-s, është trajneri Didier Deschamp ai që i hap dyert e rikthimit.

Sulmuesi që luan te Reali i Madridit mbeti jashtë Europianit të zhvilluar në Francë, gjë e cila e dobësoi disi kombëtaren e gjelave.

Duke parë krizën e sulmuesve, duket se Deschamp tashmë është dorëzuar dhe kërkon që Benzema të rikthehet në Kombëtare duke mbyllur problemet mes palëve.

scroll to top