A e parandalojnë arrat atakun në zemër?

Sipas studimit më të fundit konsumimi i dy duarve plot me arra në ditë parandalon sëmundjet e zemrës.

Arrat ulin nivelin e kolesterolit në organizmin tonë, gjë që sjell reduktimin e mundësive për tu prekur nga ataku në zemër.

Ekspertët shprehen se kjo vjen si pasojë e yndyrave të pangopura, proteinave, vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë.

Dr Michael Falk, një nga autorët e organizatës “Life Sciences Research” shprehet se rezultatet nga 61 provëza të analizuara vërtetuan se arrat ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovuskulare.

scroll to top