A e shkakton vërtetë ndryshku tetanozin?

Përpara se t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje, bëni mirë që të nëse bini në gozhda të ndryshkura, të siguroheni që më parë keni marrë vaksinën kundër tetanozit.

Megjithatë, jo sepse ndryshku shkakton tetanoz, pasi në fakt një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Tetanozi shkaktohet nga një bakter i quajtur Clostridium tetani, që gjendet në dhe, pluhur dhe jashtëqitje.

Nëse shpoheni nga diçka që është ekspozuar nga një nga këto tre elementë, nuk ka rëndësi nëse ka ndryshk ose jo, është e mundur që të infektoheni nga tetanozi.

Gozhdat janë një ndër mënyrat më të zakonshme për t’u infektuar pasi C. tetani lulëzon në to. Megjithatë, çdolloj plage që çan lëkurën mbart me vete potencialin për të transmetuar tetanozin.

Pyetja që lind natyrshëm është përse gjithnjë na është thënë se ndryshku shkakton tetanoz?

Sipas “HowStuffWorks” kjo ka ardhur pasi, duke qenë se gozhdat kanë qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë, atëherë mesiguri ato janë ekspozuar me dheun që përmban këtë bakter.

scroll to top