A është martuar Blero? Ja çka thotë vet ai

Këngëtari Blero Muharremi duket se ka kohë që e ka menduar martesën.

Këngëtari tash e sa kohë është në qendër të mediave për lidhjen e tij me Afronën dhe shpejtësinë e zhvillimit të kësaj lidhje.
Por, këngëtari në një prononcim për Telegrafin ka refuzuar që të zbardhë detajet e një martese, nduke mos qartësuar detaje pas postimit të Afronës.
“Jeta ime private shumë herë ishte në qendër të spekulimeve. Nuk mund të them më shumë rreth kësaj që më keni pyetur. Mediat jetën time private e kanë shfrytëzuar shumë, herë – herë është keqpërdorur”.
“Unë nuk kam reaguar asnjëherë. Dhe as nuk dua të reagoj e t’i sulmoj të gjitha mediat rozë. Përkundrazi i respektoj. Thjesht, jeta private është jeta ime private dhe dua që ashtu të mbetet. Nëse do të ketë detaje që do të duam t’i zbulojmë do ta bëjmë vet”, u shpreh Blero për Telegrafin.
Kështu ai dështon të konfirmojë nëse është martuar vërtet me Afronën në atë që spekulohet të jetë një martesë private jashtë syrit të medias.

scroll to top