A ishte Fatime Fetai shqiptarja që përmendi Ahmeti si drejtuese e PPS?

Unë propozova një shqiptare në krye të prokurorisë speciale, mirëpo ato nuk u pajtuan dhe kishin zgjedhur Katica Janevën duke më thënë se është më adekuatja në këtë post, kështu mbrëmë ka thënë në intervistën e tij të fundit lideri i BDI-së Ali Ahmeti për Click Plus në Tv21, shkruan ilirianews.mk

Nga këtu, fillojnë dyshimet nëse ka qenë pikërisht Fatime Feta prokurorja e cila po dridh politikanët maqedonas me zbulimin e aferave të ndryshme të zbuluara nga përgjimet e Zaevit, një femër shumë e aftë e cila ka bërë për vete të gjithë dhe ka kthyer paksa besimin në institucionet e drejtësisë në vend dhe shpresën se ky vend mund të bëhet i drejtë, transmeton ilirianews.mk

scroll to top